TIRANË

Një situatë më e qetë, më pak autoambulanca dhe një kohë qëndrimi më e shkurtër. Kjo është situata në spitalin COVID 2 ose ndryshe Sanatorium pasditen e sotme. Gazetari Erjon Skëndaj tha se nga ora 10:00 kanë hyrë rreth 18 autoambulanca në spital me të sëmurë në gjendje të rëndë ose shumë të rëndë.

“Kanë ardhur në spital me shumë vonesë, në terapi me oksigjen. Ndryshe nga ditët e tjera pas datës 15 nëntor, sot ka qenë kohë qëndrimi më i pakët i pacientëve para spitalit që varion nga 20 minuta deri në 50 minuta. Para urgjencës nuk ka pasur më shumë se dy autoambulanca. Sapo largohet një autoambulanca, hyn një tjetër. Çka tregon se ka një koordinim që të mos krijohen radhë të gjata”, tha Skëndaj.

Ndërkohë gjatë kohës së raportimit ka pasur autoambulanca të tjera që kanë mbërritur në urgjencën e spitalit COVID dhe numri i tyre ka qenë më shumë se dy.

Shefqet Ndroqi
Shefqet Ndroqi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb