Gonzalo Higuain është një tjetër “9” i Serie A italiane që nuk po përjeton një moment të lumtur, i ka ngecur në derë “Zonjës së Vjetër” e cila po bën çdo përpjekje për ta larguar nga Torino. Sigurisht Higuain nuk është në pozita të njëjta me Icardin por as ai nuk bën pjesë në planet e Juves.

Corriere
Corriere

Numri 21 që po mban mbi shpatulla këto ditë do të thotë shumë, sipas “Corriere dello Sport”, argjentinasi pritet të nis një aventure të re në kryeqytetin italian, ku Roma i afron jo vetëm numrin 9-të por dhe një kontratë shumë të mirë. Në kushtet ku ndodhet Higuain, ku ofertat nuk janë të shumta për të mos thënë mungojnë, Roma është zgjedhja më e mirë i mundshëm.

El Pipita
El Pipita

Verdhekuqtë i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare por një pagë më të ulet nga ajo që përfiton aktualisht. “El Pipita” përfiton 6,5 milion euro ndërsa Roma i ofron 4,5, një ofertë shumë e mirë duke parë moshën e tij dhe rendimentin këtë periudhë.

Gonzalo Higuain
Gonzalo Higuain

Nëse Higuain do ti qëndroj deri në fund kontratës me Romën i bie ta mbyll karrierën në kryeqytet pasi në 2023 do të jetë 35 vjeç. Fillimisht Higuain mendoi të qëndroj në Torino dhe të provoj shanset e tij me Sarrin në stol por sëfundmi dhe vetë lojtari e ka kuptuar se është i tepërt te Juventus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: