Nesër në orën 09:00 të mëngjesit në Durrës do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të zgjidhen presidenti dhe organet drejtuese të saj. Për të monitoruar zgjedhjet e shumëpërfolura për ndërhyrjen e politikës kanë mbërritur pak çaste më parë vëzhguesit e FIFA-s dhe UEFA-s.

Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare në UEFA, thekson edhe njëherë parimet e qeverisë europiane të futbollit, duke uruar në zgjedhje demokratike, raporton ‘top channel’.
lakovic
“Unë dhe Surkis, zv.presidenti i UEFA-s, do të jemi këtu për të ndjekur Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet të mërkurën. Surkis ishte në Tiranë pak ditë më parë, vizitoi Federatën dhe takoi kryeministrin e vendit, e raportimi i tij ishte pozitiv për takimet. Ne mendojmë se zgjedhjet do të jenë demokratike dhe kjo është arsyeja që jemi këtu. Nuk jemi thjesht për të monitoruar procesin, por edhe fushatën elektorale, që është shumë e rëndësishme të jetë konform parimeve të UEFA-s”, tha Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare, UEFA.

Përfaqësuesit e UEFA-s nuk janë të vetmit që kanë mbërritur në Tiranë. Së bashku me ta është edhe Luca Nicola, përfaqësues i FIFA-s dhe vëzhgues i organit më të lartë të futbollit botëror.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb