‘’Copa America’’ është në kaos pasi ende nuk është vendosur ku do të luhet. Kolumbia u anulua prej protestave, më pas Argjentina prej situatës së pandemisë ndërkohë që kanë mbetur edhe 13 ditë nga fillimi.

Disa vende kanë shfaqur interes për të pritur evenimentin sportiv, por ende nuk ka një vendim ku do të luhet.

Një vit më parë ‘’Copa America’’ u shty prej pandemisë dhe sërish edhe këtë vit po has vështirësi.

Brazili ishte vendi pritës i ‘’Copa America’’ dy vite më parë si dhe fituesi i saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb