Pamjet që po shihni nuk na vijnë nga ndonjë hotel luksoz, por nga një burg në Mbretërinë të Bashkuar, që drejtohet privatisht. Ajo është me dritare pa hekura dhe ka një pamje mbresëlënëse panoramike të lumenjve.

Sipas informacioneve, dyert e burgut, do të hapen në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa vlera e përgjithshme e burgut luksoz është 253 milionë euro.

Fotografitë e reja të postuara nga “The Sun” tregojnë dhomat me ngjyra të ndezura dhe pamje të papenguar mbi lumin e bukur Nene dhe një liqeni peshkimi.

Ky burg do të mbajë deri në 1680 të burgosur, duke u kthyer kështu burgu më i madh i Anglisë.

Burgu sapo ka përfunduar në mënyrë strukturore dhe pritet që të përfundojë plotësisht në muajin tetor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb