Kreu i PD pas mbledhjes me drejtues politikë dhe drejtues të qarqeve në seli tha se kryeministri Edi Rama është e keqja e këtij vendi dhe duhet të largohet një orë e më parë nga qeverisja.

“Çdo orë që kalon është një vazhdim i dhunimit të imazhit të Shqipërisë. Imagjinoni ju shefi i ekzekutivit të një vendi anëtar të NATO-s, korrupton shefin e kundërzbulimit të vendit udhëheqës të Aleancës. Qytetarët kanë një detyrim madhor që në emër të sigurisë së tyre, të largojnë me çdo kusht nga pushteti këtë demon, i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para një akti. Nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard dhe asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar. Edi Rama duhet të largohet një minutë më parë, përndryshe qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe qytetarët shqiptarë do të vendosin dinjitetin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës dinjiteti i këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Gjithashtu kreu i PD, shtoi se demokraci pa pluralizëm dhe opozitë nuk ka.

“Me para droge dhe të tjera ky përpiqet me të gjitha mënyra për të konsoliduar monizmin e tij. Largimi i Ramës me të gjitha mjetet demokratike përfshin mosbindjen civile është misioni i të gjitha misioneve, i qytetarëve shqiptare”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: