Pas Francës, e cila vendosi t’ia besojë shiritin e kapitenit Kylian Mbappé pas largimit të Hugo Lloris, edhe Belgjika ka bërë ndryshimet e saj. Kevin de Bruyne, mesfushori i Manchester Cityt është kapiteni i ri i belgëve.

De Bruyne e trashëgon rolin nga Eden Hazard dhe Toby Alderweireld. Në vend të tij, zëvendëskapitenët do të jenë Thibaut Courtois dhe Romelu Lukaku.

Belgjika synon të nisë një erë të re në kombëtaren e futbollit. Talentet dhe lojtarët e mëdhenj nuk mungojnë dhe tashmë koha ka ardhur për të fituar trofe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: