Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka komentuar për dhënin e pasaportave për investitorët që duan të investojnë në Shqipëri, teksa shprehet se “me ‘pasaportat e florinjta’, Rama jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet, por po çon drejt anulimit të liberalizimin e vizave”.

Në një reagim të bërë në Twitter, ai shprehet se “lëshimi i pasaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend  i botës, edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE”.

Reagimi i plotë:

Me “pasaportat e florinjta” Edi Rama jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet. Ai po çon drejt anullimit arritjen e madhe të qeverisë së PD në v. 2010: liberalizimin e vizave pra udhëtimin lirisht në Europë. Po ashtu lëshimi i pashaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend  i botës; edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE. Mjafton që të paguajnë e të lyejnë rrotën.  (kjo ka ndodhur pak vite më parë edhe në dy-tre shtete të BE të cilët e anulluan me urgjencë mbasi u plasën skandale korrupsioni). Rrezik sigurie e dëm reputacioni!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb