Një bos britanik i krimit të organizuar është arrestuar pas 5 viteve në arrati në Tajlandë.

55-vjeçari, Richard Wakeling nga Essex, u përpoq të importonte 8 milionë paund amfetaminë të lëngshme për në Britani në vitin 2016.

Ndërsa në vitin 2018 u largua nga Britania, por një gjykatë britanike e dënoi atë më 11 vjet burg edhe pse në mungesë fizike të tij.

Wakeling, i cili ka një protezë të këmbës së djathtë, u vendos në listën e “më të kërkuarve” të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Autoritetet tajlandeze arrestuan 55-vjeçarindje në një garazh në Bangkok. Wakeling, i cili kishte jetuar në qytetin bregdetar të Hua Hin, kishte një pasaportë për një identitet tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NCA lëshoi ​​një apel për ndihmë për gjetjen e Wakeling në vitin 2019 dhe publikoi pamjet e tij nga kamerat e sigurisë para se ai të arratisej. Më pas, NCA nisi një hetim ndaj grupit të krimit të organizuar të Wakeling pasi zyrtarët ndaluan një kamion të ngarkuar plot me drogë në prill 2016.

Tashmë ai ndodhet në paraburgim, teksa po zhvillohen procedurat e ekstradimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb