Në emisionin ‘Open’ në News24 gazetari Mentor Kikia, ka komentuar ngjarjen e fundit të të moshuarve që figuronin me pasuri marramendëse, nga paratë e inceneratorëve.

Kikia është treguar i ashpër, ndërsa u shpreh se mjafton kjo ngjarje për të treguar se shteti ka rënë.

Pjesë nga biseda në studio:

Kikia: Këtu bie shteti, sepse të shesësh një kompani nuk është njësoj se të shesësh një mall. Mjafton të jetë e vërtetë kjo edhe shteti ka rënë, edhe pa bërë transaksion.

Eriol Braimllari: Kjo është shumë e rëndë dhe drejtësia duhet ta zbardhë sa më parë. Është një grup që vepron me njerëz të moshuar të pambrojtur…Besoj me intervistën është e qartë që partë e buxhetit të shteti kanë ngelur tek kompanitë e zotit Zoto.

Beci: Nga ana penale fillon e gjithë loja e zbulimit të skemës. Që në këtë moment duke pasur në konsideratë mënyra e marrjes së dokumentit të identifikimit. Këtu duket se zinxhiri është këputur totalisht, duket se kanë dështuar jo vetëm organe që kanë të bëjnë me ndërmjetësime, por edhe bankat e nivelit të dytë…sepse nuk besoj se kjo zonja ka shkuar për të hapur një llogari. Pra tani është një hetim për të identifikuar personat. Në pikëpamje të inceneratorëve duhet të fillojmë nga koncepti Prokuroria duhet të shohë se kjo vepër kërkon reagim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb