Një nga votuesit e parë në kryeqytet ka qenë edhe këngëtari i njohur Shefi Merdani. Ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai i është drejtuar që në mëngjes qendrës së votimit 18.30-1 në Shkollën Kushtrimi i Lirisë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani. Sherif Merdani është këngëtar, i përndjekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria.

Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.

Pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai,si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim.

Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: