Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për mediat pas barazimi 0-0 me Teutën.

“Rebelimi ndaj sulmit – Nuk donim patjetër fitoren. Nuk është problemi se sulmuesit futen vetëm për golin, por edhe si pikë referimi. Duhet të mbështesnim më shumë mesfushorët dhe krahun për pikë referimi. Shtuam forcat në sulm por duhet maksimumi. Duhet të jesh ti pika që të referohet skuadra. Ishim rigorozë në mbrojtje, sepse Teuta ashtu luajti. Lorenco Vila ishte pas sulmuesit, Shkëmbi luajti me romb dhe top të gjatë.

Jam i kënaqur nga skuadra, sesi e kërkonte golin me lojë. 20 minutat e fundit duhet të bënim pika referimi pë rata që dilnin para nga krahët. Me Markun dhe Jonzuin duhet të ishim më të saktë me goditjet nga jashtë zone. Kampionati është i gjatë, më pëlqen grinta e skuadrës sot, sidomos në mesin e fushës me Heric, Jonuzin dhe Alivodën. Marku nuk u fut shumë në krah sepse ashtu është natyra e lojës së tij.

Pikët – Nuk them se lamë pikë apo morëm pikë. Nuk e shoh kështu futbollin, ishim më kërkues. Edhe sulmet e atyre kishin llogjikë, me sulmuesit dilnin dy me dy me mbrojtësit tamë dhe deshën të na sulmonin.

Boshnjaku si organizator – E kemi zëvendësuar me Alivodën dhe për mua është shumë mirë Alivoda. Në qarkullim topi ishim superior. Ta bëjmë diçka të tillë por duhen vertikalizime në zonën kundërshtare. Sulmuesi kur është i freskët (Kaina), pres që të bëhet pikë referimi.

Trajner i Kombëtares? Kush do refuzojë një ekip si Kombëtarja. Nuk më ka shkuar në mendje se do më vijë diçka e tillë. Mënyra për përzgjedhjen e trajnerit te Kombëtarja është rigoroze.

E kemi parasysh sesi zhvillohen problemet në ekipin Kombëtar, ka njerëz që merren me këto dhe një trajner që drejton ekipin. Unë i uroj suksese Rejës por edhe trajnerit tjetër që do vijë aty”, tha Josa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: