Edhe pse nuk arriti të shkonte në finalen e “Eurovisionit”, këngëtarja Ronela Hajati vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes.

Jo vetëm fansat po edhe personazhet e njohura për publikun, nuk i kanë kursyer kritikat për përfaqësuesen e Shqipërisë.

Ronela ka vendosur t’iu përgjigjet të gjitha këtyre kritikave dhe komente negative që po qarkullojnë në rrjete sociale.

Ajo ka vendosur që kundërpërgjigjen ta jep përmes një ‘Instastory’.

“Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”, shkruan këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb