GREQI- Një nënë shqiptare ka denoncuar në policinë greke se djali i saj ishte përdhunuar. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshati Triadha të ishullit Euboea në Greqi pasditen e 17 Shkurtit, por lajmi është bërë publik sot.

Mediat greke raportojnë se nëna shqiptare tha se me djalin e saj 14 vjeç kishte abuzuar seksualisht një 30-vjeçar pakistanez. Ky i fundit u arrestua nga policia, ndërsa qëndronte në Greqi ilegalisht.

‘Albanians.gr’ shkruan se prokuroria ka urdhëruar që 14-vjeçari t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor që të vërtetohet nëse me të është abuzuar apo jo. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që po hetohet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb