Një ngjarje e rëndë është denoncuar këtë të enjte në vend. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se një vajzë 16 vjeçe ka denoncuar babanë e saj për abuzim seksual.

Bëhet fjalë për 61-vjeçarin B. M., i cili denoncohet nga e bija se ka abuzuar për një kohë të gjatë me të. Gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” një pjesë të dëshmisë rrëqethëse të 16-vjeçares, e cila thotë mes të tjerash se i ati e ka djegur me çakmak, pasi ajo e ka kundërshtuar.

“Më ka abuzuar per nje kohe te gjate, herën e fundit kundërshtova me forcë dhe më dogji me çakmak deri sa kreu marrëdhënie. I thash mamit: dua të tregoj diçka shumë të rëndë dhe ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”, mësohet të ketë thënë e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb