TIRANE- Pas denoncimit të një 35-vjeçare nga Tiranë se dy persona e kishin përdhunuar, Policia e Tiranës është vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen. Kështu, burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas denoncimit të shtetases me inicialet L.B., është shpallur 36-vjeçari me inicialet J.V., banues në Tiranë.

Ky i fundit akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të J.V., u referuan në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar i tij nuk është identifikuar ende.

KALLËZIMI
Më 26 Janar, shtetasja me inicialet L.B., ka kallëzuar se ka hipur me dëshirë në një makinë me dy persona që nuk i njihte, të cilët kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gruaja me iniciale L.B nuk ka dhënë emra se cilët kanë qenë dy personat në fjalë, por vetëm ka denoncuar në polici ngjarjen. Lidhur me denoncimin, policia thotë se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë për denoncimin
Më datë 26.01.2018, shtetasja L.B vjeçe 35 banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, ka hipur me dëshirë në një mjet, me dy persona ende te paidentifikuar që kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb