TIRANË

Lidhja direkte me radio “News24” mes Anilda Kaçaçit e Androniki Kolkës këtë mëngjes ishte krejt e pazakontë. Ndërsa ishte programuar të flitej se si vende të ndryshme të botës e nisin vitin që t’u shkojë çdo gjë mbarë, moderatorja e “Vila 24” Androniki Kolka surprizon teksa shfaqet me përparëse, shkop byreku e brumë të zënë.

Ajo ishte vendosur në kuzhinë duke sugjeruar e gatuar vetë receta të shijshme tradicionale nga zona e Korçës. Mes batutash vajzat kanë komentuar këtë “iniciativë” të re, që sipas Nikit do zgjasë deri sa zonja Katerina të kthehet sërish në Shqipëri.

Petka e trahana, kështu ajo mendoi të ftonte shikuesit për të qenë bashkë në transmetimin më miqësor të mëngjeseve në ekranet televizive. Ajo është parë shpesh të ndihmojë në gatim, kësaj radhe e ka të gjithë kuzhinën për vete. Se kështu ndodh kur mund t’i bësh të gjitha, tani mbetet vetëm t’i provoni në shtëpitë tuaja!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb