TIRANE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit në facebook, momente nga dita e saj në shtëpi, e ‘izoluar’ për shkak të situatës me koronavirusin në vend.

Ndërsa shfaqet në një foto pranë lavamanit, Kryemadhi shkruan se ndërsa shqiptarët kujdesen për familjet e tyre, është koha për veprime të menjëhershme nga qeveria me qëllim zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.

Postimi i plotë:
Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.

Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.

Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb