Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional në afërsi të fshatit Bitincë.

Policia pasi ka marrë një njoftim për aksident është nisur menjëherë drejt vendngjarjes nga ku është përballur me nje person në gjëndje të dehur dhe nje mjet në të cilin udhëtonin një cift bashkëshortës.

Burime nga policia bëjnë me dije së një i dehur ka pretenduar që e ka përplasur një mjet i cili u gjet ne vendngjarje, në rrethana të tilla, drejtuesi i mjetit ka sqaruar se gjatë qarkullimit në këtë aks është ndeshur me një person në gjendje të dehur i cili bënte veprime të pakontrolluara ndërkohë që vetë personi pretendon që ka marrë plagë në këmbë si shkak i përplasjes.

Policia ka shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat drejtuesin e mjetit ndërsa i “plagosuri” po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e grupit hetimor po punohet nëse kjo ngjarje është aksidentale apo aksident me mjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb