Zbardhen detaje të reja nga shoqërimi i 40-vjeçarit Vladimir Gjuta, pranë selisë së Partisë Socialiste.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Gjuta ka pasur një pistoletë në brez, në momentin që është shoqëruar nga Garda, teksa ka tentuar të futet brenda selisë së PS, kur brenda ndodhej edhe kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, Gjutës i janë gjetur edhe një shumë eurosh, të cilat, siç ka pretenduar Gjuta, do t’i këmbente te kambistët. Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, për shkak të precedentëve të rëndë penalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb