Një 26-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Kamëz, pasi është kapur me armë zjarri pa leje dhe municione luftarake.

Në pranga ka rënë i riu G. Sh., banues në Tiranë, të cilit i është gjetur gjatë kontrollit fizik arma e zjarrit pistoletë, e vendosur në brez, bashkë me një krehër me 8 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Kamzë, Tiranë

Policia godet një tjetër rast të armëmbatjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Manreka”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë marrë informacioneve në rrugë operative se në Bathore, në rrugën “Demokracia”, një shtetas qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Manreka”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

87392122 2675833306036357 6890718583354032128 O
87392122 2675833306036357 6890718583354032128 O

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb