TIRANE

Sara Hoxha është në ditët e fundit të shtatzënisë. Partnerja e Ledrit është zhvendosur në Gjermani ku do të sjellë në jetë fëmijë e parë që është një vajzë.

Ditën e djeshme ajo ka vendosur t’i bëjë një shaka këngëtarit të njohur, duke filmuar një video ku bënte sikur i plasin ujërat

Sara derdhi mbi fustan e mbi dysheme një gotë për t’i punuar Ledrit rrengun. Sigurisht që ai nuk dyshoi aspak që ajo po shtirej. Ndiqni videon që nuk ka hiç nevojë për koment.

Ama komente pati plot, nga të njohur e të panjohur. Dhe të gjithë duan të dinë vetëm një gjë: po kur t’i plasin ujërat vërtet?! Mëkat që s’do kemi dot një video.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: