Në mes të nëntorit shefat e qeverive të vendeve të BE-së do të vendosin nëse Bashkimi Evropian do t’i hapë dyert për Shqipërinë.

Ndërkohë që shumica e vendeve evropiane i vlerësojnë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, qeveria dhe opozita në Tiranë po zhvillojnë një luftë të pisët mediatike, e vlefshme për një film me agjentë. Në qendër të tij: një nga lobuesit më me influencë në botë, një agjenci offshore dhe pronarët e saj rusë. Një shembull tipik për mënyrën se si punojnë lobuesit globalë.

Shqipëria gjendet para ndryshimeve historike: Në mes të nëntorit shefat e qeverive dhe shteteve të BE-së do të vendosin, nëse do të çelin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për shumicën e shteteve në Evropë nuk ka diskutim, që përpjekjet e shteteve të Ballkanit në luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit kanë përparuar aq shumë sa M,und të kryhet ndërkohë përafrimi me BE-në.

Ndërkohë që kryeministri shqiptar Edi Rama shpreson për një vullnet të mirë të BE-së, në vendin e tij ai po has në një rezistencë të fuqishme.

Opozita shqiptare, e kryesuar nga konservatorët e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), përpiqet me të gjitha mjetet që të rrëzojë kryeministrin socialist gjatë rrugës së tij për në Bruksel. Për këtë përdoren jo vetëm mjete demokratike: fushata të dyshimta në internet, leaked documents (dokumente sekrete) dhe regjistrime të kompromentuara shpërndahen me qëllim. Mbas tyre fshihet me sa duket një nga lobuesit më me influencë në botë: ashtu sikurse e dëshmojnë edhe dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë së USA, opozita shqiptare mbështetet nga strategu politik i famshëm kanadez, Nick Muzin.

Rrjetet e Muzin shtrihen përtej gjithë kufijve dhe brenda sistemeve të ndryshme politike. Lista e klientëve që konsiderohen të lidhur me të është impresionuese: Republikanët George W. Bush, Ted Cruz, John McCain , madje edhe Donald Trump janë mbështetur prej tij gjatë fushatës zgjedhore në USA. Në vitin 2017 ai u kontraktua nga Katari. Me porosi të Emirit ai duhej të përmirësonte marrëdhëniet midis vendit arab me delegacionit e Trump-it dhe me komunitetit çifut në USA. Misioni dështoi: duke qenë se Muzin nuk arrit të regjistrohet si këshilltar i një shteti të huaj tek FARA, një autoritet që i përket Ministrisë amerikane të Drejtësisë, iu desh që hiqte dorë nga mandati i Katarit.

Atëherë erdhi klienti tjetër, opozita shqiptare, që donte të pengonte me çdo kusht hyrjen e Shqipërisë në BE – dhe ishte gatshme të paguante koston për punën e Muzinit. Sipas dokumenteve të autoriteteve amerikane të FARA, Muzin do të merrte 675.000 EUR për angazhimin e tij tremujor. Këto të dhëna vijnë nga ai vetë.

Shuma e këtij honorari dhe burimi i parave e kanë vënë në vështirësi dhënësin e porosisë: Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, e ka nënshkruar kontratën me Muzin-in. Si honorar atëherë është dakordësuar shuma 25.000 US Dollar. Por në fakt është paguar shumë më tepër. Prandaj dhe në qershor në Shqipëri nisën hetimet ndaj liderit të opozitës Basha. Ai vetë mohon që të ketë shpërdoruar para dhe të mos ketë paguar taksa, ndërsa flet për një fushatë të ndyrë dhe i akuzon akuzuesit për korrupsion.

Por nga është burimi i parave për Muzin-in?

Sipas dokumenteve: Muzin konfirmon vetë kundrejt autoriteteve amerikane të FARA pagesën e parave. Si dhënës porosie shfaqet në një njoftim të mëvonshëm të FARA një ndërmarrje, që e ndan kutinë e saj postare në St. Vincent Street në Edinburgh të Skocisë me 1200 kompani të tjera: Biniatt Trade LP. Gjurmët e Biniatt Trade të çojnë një herë nëpër botë: nga Skocia në Belizën amerikano-jugore – dhe nga aty në Rusi. Edhe pse ka degëzime në të gjithë botën, kjo firmë ka më pak para se çdo Start-up i vogël: sipas regjistrit tregtar britanik Biniatt Trade zotëron një kapital kompanie pre 100 paund britanik.

Ajo që u zbulua nga revista amerikane “Mother Jones“ në mes të këtij viti e vuri PD dhe liderin e saj të opozitës, Lulzim Basha, përsëri në vështirësi argumentuese. Sepse mbas Biniatt Trade fshihet një rrjet i ndërthurur i firmave – në fundin e të cilave qëndrojnë shumë biznesmenë të suksesshëm nga Rusia. Njëri prej tyre është Evgeny Sheremetyev.

Ai ka aksione në disa kompani rues. Minimalisht njëra prej tyre i merr punët nga qeveria ruse. Për shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama ky është një sinjal i qartë, që Rusia qëndron pas angazhimit të top-lobuesit Nick Muzin. Në fakt Rusia ka pak interes për afrimin e Shqipërisë me BE-në –anëtarësimi do të dobësonte ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Në një prononcim zyrtar PD sqaronte: “Partia Demokratike nuk pa patur dhe nuk ka lidhje direkte ose indirekte me individë ose kompani ruse.”

Një deklaratë, që duke iu referuar lidhjeve të dokumentuara midis PDSH, të top-lobuesit dhe biznesmenëve rusë, nuk është sqaruese. Megjithatë makinacionet e dyshimta mund të kenë sukses: Delegacioni i BE-së e kishte paralajmëruar opozitën, që bojkoti i saj parlamentar dhe destabilizimi politik i krijuar prej tij mund të rrezikonte seriozisht rrugën e Shqipërisë për në BE. Por kjo ishte pikërisht ajo që kërkonte PD./TCH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb