Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Dan Hutra u dërgua në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Siç shihet dhe nga fotot, autori shfaqet me pranga në duar, ndërsa punonjës të policisë e fusin atë në komisariat.

40-vjeçari akuzohet se pasi plagosi të dashurën Marjana Gurakuqin në zonën e Astirit ka shkuar në banesën e ish-gruas së tij, ku plagosur Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Fill pas ngjarjeve, Dan Hutra u arratis, për t’u arrestuar pas 6 orësh në zonën e landfillit në Sharrë, ndërsa nuk bëri rezistencë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb