SARANDË

Një tjetër vepër penale i është komunikuar një 33-vjeçari, emër i njohur për policinë dhe drejtësinë në Sarandë, i cili ka përfunduar sërish në burg.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Edmond Abazi, 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të paraburgimit.

Edmond Abazi
Edmond Abazi

Abazi njihet dhe me pseudonimin “Moncja” teksa figuron person me precedentë penale për “plagosje të rëndë”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”.

33-vjeçari kishte pak ditë që kishte nga paraburgimi, ku ndodhet pasi kishte dhunuar nënën e tij, të cilën e kishte goditur me grushte dhe shkelma disa muaj më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb