MALËSI E MADHE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Malësinë e Madhe.

Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës, ndërsa dyshohet se është dhunuar deri në vdekje.

Nga të dhënat e para, raportohet se 47-vjeçarja kishte prerje në fyt.

Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë në morg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb