“Të dalim nga fotoja e vjetër e maturës së para 40 viteve. S’mund të vazhdojë më kështu”, kështu u shpreh Dashamir Shehi në emisionin ‘Frontline’ në News24 ndërsa komentoi situatën politike në vend.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Shehi i bëri thirrje opozitarëve që të rindërtojnë një linjë të re politike.

I ndalur tek procesi i zgjedhjes së presidentit të ri Bajram Begaj, Shehi tha se nuk duhet të bëhej në mënyrë kaq urgjente.

“Zoti Rama nuk ishte nevojë ti bënte për 24 orë këto punë sepse kishte javën përpara. Nuk kishte pse ta bënte me urgjencë, ditën e shtunë, pse do të ikë në plazh të dielë,. Pse presidenti duhej ta firmoste në Stamboll. Ta kishin lënë që të gjitha fazat të kishin hapësirat e tyre. Brenda raundit të katërt, mjafton procedurën ta kishin filluar dy ditë para apo ta zgjasnin dy ditë pas dhe do të ishte më dinjitozë për zotërinë që u zgjodh. Ti jepej një simbolikë më normale zgjedhjes së kryetarit të Shtetit. S’ka asgjë të paligjshme…janë muhabete kot.

Berisha e quajti: Trupi në Janinë , koka në Stamboll?

Shehi: Duhet ta lëmë folklorin dhe t’i kthehemi politikës normale

A po i shkel Meta syrin Edi Ramës, me këtë dekret?

Shehi: Se di, do të presim, politika është gjithçka që bëhen në dritë të diellit.  Një tjetër zgjidhje do të ishte t’i jepnin Parlamentit pak dinjitet, çfarë kishte për ka urgjencë? Çfarë na ra këtu tërmet? Kjo është tipike e politikës shqiptare sidomos zotit Rama për t’i treguar jo më opozitës,  por njerëzve të tij që ky është shefi dhe për t’u thënë që bëj president cilin kam qejf, deputet cilin kam qejf dhe se nuk jeni të pazëvendësueshëm

Berisha e quajti qejf mbetje këtë firmosje të Metës?

Shehi: Simpatitë personale shpesh thyhen. I bëj thirrje opozitarëve të tjerë të rindërtojmë një linjë të re politike. Të dalim nga fotoja e vjetër e maturës së para 40 viteve. S’mund të vazhdojë më kështu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb