Detaje tronditëse rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, 49-vjeçari Elidon Çuni, i cili është në konflikt me të vëllanë prej vitesh.

Përtej konflikteve të shumta, që kanë nisur për shtëpinë pas vdekjes së dy prindërve, 49-vjeçari tregoi edhe momentin kur vëllai ka tentuar ta vrasë me thikë, duke e prerë në qafë, që “BalkanWeb” e sjell dhe me foto.

“Për punën e thikës, unë kam qenë te një zyrë avokati, e kisha mikun tim. Kisha vënë një letër me shkrim dhe i drejtohem kryeministrit. Vëllai kishte shkuar në Vlorë dhe i kishin thënë të mos bëj më letra unë se prish punë. Unë isha te avokati, kur vëllai më vjen me thikë nga pas dhe më preu te qafa. Dola përjashta, dhe ai filloi të më qëllonte me gurë, të më shante. Nuk durova dot më dhe telefonova policinë. Shkuam në komisariat, aty thirra gruan.

Në komisariat erdhi ambulanca, kur asnjë nuk ishte i sëmurë. I pyeta pse e kanë sjellë, më thanë që kanë sjellë mjekun ligjor. Më vjen polici dhe më pyet “sa i shet ato shtëpitë në Tepelenë”. I thashë që mos të ndërhynte dhe të bënte punën e tij. Në këtë moment, polici më tha të bëj kallëzim, por unë nuk doja të bëja kallëzim, por të qetësoja vëllanë. Më mbajtën në komisariat nga mëngjesi deri në 11 të natës. Të nesërmen mora urdhër-mbrojtje 20 ditore. Pas 20 ditëve, mora urdhër-mbrojtje dyvjetore, por vëllai i thyen këto urdhra. Distanca mes nesh është vendosur 200 metra, por ai nuk i zbaton. Vëllai nuk vuan nga shëndeti mendor. Ai është përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike. E them me bindje të plotë këtë, por në rastet kur vjen tek unë, ai është tepër normal, sepse shoh veprimet që bën ai. Unë them do vij gjallë në shtëpi apo jo”, u shpreh ai.

Më tej, Elidon Çuni tregoi edhe pse nuk ndërhyjnë vëllezërit e tjerë dhe motrat për të shuar konfliktin mes dy vëllezërve.

“Motrat dhe vëllezërit e mi kanë bërë një zgjedhje, ma dhuruan mua, sepse unë kam kontribuar për atë shtëpi, kam mbajtur prindërit dhe kam bërë cdo gjë. Ka qenë dakord edhe vëllai, me të cilin tani kam konflikt. Kemi qenë te noteri, madje ai i ka thënë ta lexojë, por ky tha se nuk donte ta lexonte, se do ma jepte shtëpinë. Ne bëmë marrëveshje, para se të shkonim te noteri. Gjërat ndryshuan gjatë rrugës, sepse vëllai kishte qenë në burg me këtë personin, Gjitonin, dhe zotëria thoshte se më ka mbajtur me bukë, më ka ndihmuar. Ai i thoshte vëllait që të vinte të më thoshte mua, që të bëj tërheqje nga shtëpia. Vëllezërit dhe motrat nuk e kanë shuar këtë konflikt, sepse nuk kanë dashur të futen mes nesh, që ta zgjidhim vetë. Këtë thikën unë nuk ua kam thënë motrave dhe vëllezërve. E kam diskutuar me ta dhe më kanë thënë që nuk mund të futen mes nesh. Nuk duan të përfshihen, sepse ato thonë që e kanë bërë zgjidhjen”, shtoi 49-vjeçari.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb