Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, u publikua një histori e konflikteve mes vëllezërve dhe motrave. E tillë është historia e Elidon dhe Qendrim Çunit, dy vëllezër të rritur, të cilët prej 2005, kur prindërit e tyre ndërruan jetë, janë në konflikt të fortë.

Ky konflikt percipitoi deri në dhunë fizike, ku Elidoni në studio pohoi se ishte dhunuar dhe goditur pabesisht me thikë nga i vëllai, madje ai rrëfeu se për këtë ngjarje vëllai i tij kishte marrë edhe dënim.

Por nga ana tjetër, vëllai i Elidonit pohoi se çdo akuzë ndaj tij nuk është e vërtetë, madje bashkëshortja e tij pohoi se ishte kërcënuar nga Elidoni disa herë. Ditën e sotme u përballën në studio dy vëllezërit dhe kunata.

Qëndrimi: Unë jam njoftuar për emisionin nga gruaja, por nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë vëllai im. Unë nuk e kam qëlluar kurrë me thikë Elidonin, ai shenjat që ka shfaqur e ka bërë nga aksidenti me biçikletë. Policia e Vlorës gënjen se nëse unë e kam goditur çfarë mase mori. Elidoni më ka akuzuar për dhunë në familje. Nëna ime e ka lënë amanet që dy motrat të kujdesen për mua. Unë i di ligjet, i di që kur dhunon apo plagos dikë dënohesh, unë dy klasë shkollë kam, por ligjet i di.

Avokati do më ndihmojë që unë ta zbërthej këtë të vërtetë. Po të shkosh të pyesësh për mua të tregojnë. Ajo shenjë që ai ka në qaf nuk është shenjë thike. Si e mori urdhrin e mbrojtjes ai me çfarë pretendimi, në Vlorë kam qenë vetëm njëherë për një ballafaqim. Atë ditë shkova me vëllain tjetër të mos përfundonim në vëllavrasje. Unë kam firmosur shumë dokumente në prokurorinë e Gjirokastrës e Vlorës. Më ke fut në burg ngaqë nuk marr vesh dhe nuk di, bashkë jemi në një betejë dhe nuk ta fal shtëpinë, desha një vëlla me mish e me shpirt.

Elidoni, vëllai i Qëndrimit: Unë atë ditë kam qenë te zyra e avokatit, ai zotëria aty në studio ka ardhur nga mbrapa dhe më ka qëlluar me thikë dhe ai e ka pranuar edhe në gjykatë. Ai i ka pranuar të gjitha asaj kohe dhe po gënjen aty. Ai ka marrë pjesë në seancat gjyqësore. Ai i ka pranuar të gjitha dhe nëse unë gënjej atëherë le të dënohem unë. Ato shtëpi do lahen me gjak më ke thënë moj ime motër.

Gruaja e qëndrimit: Unë u njoftova nga një familjar që kishte parë emisionin dhe e hapi vajza pastaj dhe na tregoi se çfarë kishte folur. Që në 2005 kur vdiq vjehrri, Elidoni ka filluar sherret për shtëpinë, Elidoni vjen në Tepelenë dhe merr policinë e Tepelenës duke më kërcënuar madje e dinë edhe komshinjtë e mi. Elidoni do të më nxjerri jashtë unë jam e varfër jam me 5 fëmijë ku të vete.

Tana motra e Elidonit dhe Qëndrimit: E gjitha kjo ndodhë për shtëpinë, sepse kur vdiq babai, nuk ja la shtëpinë askujt. Por siç kemi ne Shqiptarët zakon vendosem motra e vëllezër që t’ia dhuronim Elidonit që ishte i vogli por me kusht që mos t’i shesë ato shtëpi. Nëse ai do i shiste ne do kërkonim pjesën tonë. Elidoni jeton në Vlorë dhe do t’i shesë ato shtëpi. Grindje ka pasur mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb