TIRANE– Pas ditëve me diell dhe temperaturave të pazakonta për muajin prill (më të larta se zakonisht), janë rikthyer reshjet e shiut. Sipas sinoptikanëve java do të nisë me luhatje temperaturash dhe reshje shiu në disa qytete të vendit.

Sipas Meteoalb, paraditja e së hënës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, kryesisht në veri dhe zonat jugore. Pasditja mbetet me kthjellime në Perëndim, ndërsa vranësira dhe shira të herë pas hershëm do të ketë në zonat malore.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në det dallgëzimin 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por një rënie prej 2 gradë celsius sjellin orët e mesditës në territor.

Ndërkaq, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon zonat në të cilat do të këtë sot reshje shiu.

Reshje të dobëta shiu priten në qarqet Kukës, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Ndërsa qarqet e tjera pritet të kenë reshje lokale të dobëta.
1118
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: