Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka diskutuar në lidhje me bashkimin e PD dhe Primaret.
Ai u shpreh se nëse duhej bashkimi atëherë edhe emërimi i kandidatëve duhet të ishte proces, ndërsa shtoi se me Primaret imponohet më i forti që në këtë rast është Berisha.

Lubonja: Mendoj se duhet një krijimtari e re gjëra që nuk kanë ndodhur në Shqipëri. Nëse duhet bashkimi, edhe çështja e emërimit të kandidatëve duhet të ishte proces.

Bashkohesh në një tryezë me përfaqësuesit, të gjithë ata që pranojnë të hyjnë tek ky front dhe aty pastaj debatet duhet të ishin që do ti afronin me emra kandidatësh të pranuar nga të gjithë. Me primaret imponohet më i forti, dhe të tjerët të thithen brenda asaj. Berisha që është më i fuqishëm, futesh në ombrellën e tij dhe e forcon. Primaret nuk ndihmojnë sepse nuk i lihet zë.

Tani u bënë zgjedhjet në Itali. Fryma ishte, e djathta kishte koalicion të fortë të konsoliduar. E majta kërkonte një koalicion por nuk hynë brenda një partie kishte qasje të ndryshme. Kishte një gjë që i bashkonte, mos lëmë të djathtën të vijë në pushtet. Tek ne mund të bëhet mos lëmë Ramën të rrijë akoma. Kandidati i përbashkët mund të dilte më kollaj me miratimin e të gjithëve. Po u bë me primare ku janë të gjithë bashkë prap kryesori është Berisha.

Lela: Është kushte të thuash hiq primaret. Nuk shkohet në tryezë me kushte.

Redi Shehu: PD të lëshojë në negociata, kjo është e rëndësishme. Një 14 përqind i ka grupi Alibasha. 24 përqind i ka Foltorja dhe 18-19 përqind nuk kanë marrë pjesë tek demokratët. Dmth 1/3 s’ka dashur as njërin as tjetrin. Berisha duhet të mendojë si do i homogjenizojë nëse ka vërtetë qëllim të heqë Ramën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb