“Sanksionet kundër Rusisë ishin të domosdoshme, edhe pse më qan zemra për atletët”. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin është rikthyer të flas për situatën që rrethon atletët rus, për luftën dhe për vendimet e marra nga UEFA:

“Nuk është faji i atletëve rus, nuk është lufta e tyre, ata as nuk e kanë dashur e as nuk e kanë kërkuar një luftë të tillë. Duhet të tregojmë unitet për paqen. Me Putinin në të kaluarën kemi pasur një raport korrekt. Nuk besoj se është një fans i futbollit, atij i pëlqejnë sporte të tjera.

Të ndërprisnim raportin me Gazprom mendoj se ka qenë gjëja e duhur. Financiarisht na ka kushtuar shumë, për ne është një goditje në portofol por asgjë nuk krahasohet me atë që po ndodh në Ukrainë, aty njerëzve po i merret jeta.

Kemi vendosur sanksione të forta sportive ndërsa 1 milionë euro kanë shkuar për fëmijët refugjat ukrainas”, u shpreh ndër të tjera presidenti i UEFA-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: