Qytetarët kanë treguar tmerrin e përjetuar në Bucha, rajonin pranë Kievit që u kthye në një gjenocid nga rusët. E moshuara 78-vjeçare, Natalia, ka thënë se rusët hynë në shtëpinë e saj, thyen një dritare dhe një ushtar e kërcënoi se do ta qëllonte.

“I thashë ‘mirë, më qëllo, nëse për këtë të kë lindur nëna, duhet të më vrasësh si nënën tënde të dytë”, tha ajo.
Më tej shtoi:

“Ai më tha përsëri të largohesha nga bodrumi dhe unë thashë jo. Unë thashë që nëse duhet të qëlloni, më qëlloni fillimisht. Dhe pastaj ata filluan të vrapojnë nëpër ndërtesë si buburrecat.”

Ajo tha se ata shkatërruan makinën e saj, si dhe dyqanet lokale dhe një farmaci.

“Ata mendonin se njerëzit tanë do të jenë të lumtur t’i shohin këtu, por ishte më shumë si vëllai kundër vëllait”, tha Natalia.

Burri i saj është rus, ajo është ukrainase. Ata janë bashkë prej 43 vitesh.

“A mund ta imagjinoni vëllain të luftojë vëllain?” pyeti ajo.
“Ushtari rus tha që ne e filluam të parët. Kur? Pse? A i theva xhamat e shtëpisë së nënës suaj? Në fund të fundit është e tmerrshme ajo që ne dëshmuam këtu, ai vëlla mund të luftonte vëllain. Jemi në një tronditje të thellë.”

Bota është gjithashtu e tronditur nga tmerret që janë zbuluar në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse disa ditë më parë.
Në fakt, trupat ruse janë tërhequr nga i gjithë rajoni i Kievit, megjithëse ekziston frika se ato thjesht po rigrupohen dhe mund të sulmojnë përsëri.
Në vazhdën e tyre ka dëshmi të varreve masive, torturave dhe trupave të thyer të banorëve të shtrirë në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: