Një debat ka ndodhur mes Besit dhe Xhensilës. E ashtu si në çdo familje edhe tek ta arsyeja ka qenë ushqimi. Mesa duket Xhensila është revoltuar kur ka parë që besi i ka hëngër kosin vajzës. Aktori ka postuar viden teksa ajo dëgjohet duke bërtitur. Katër kosa, katër kosa…hëngri një dhe…më raftë pika se s’ke faj ti,”– dëgjohet të thotë Xhensila teksa ndërron të bijën.

“Po s’e dija moj,…”– përgjigjet Besi nga ana tjetër. “4 kosa, 4 kosa, na cmeni! Mfal, po ne qe kena honger kosin e fmise pa dashje, a na lejohet me dal me ble kos apo duhet me u zon me grun??? Mbesoni, sa me larg fregoriferit kto dit se nuk dihet ca po hajm!”- shkruan Kallaku krahas videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb