TIRANË

Në një takim me mësues të arsimit parauniversitar, koordinatorja politike e PD, Albana Vokshi ngriti shqetësimin e degradimit sipas saj të sistemit arsimor gjatë 8 viteve të qeverisë Rama.

“Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet ose mjetet e duhura për shkollën online. Qeveria ka eritur kapsin dhe ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online.

Mësimi online ka dështuar, sepse qeveria ka dështuar, duke rrezikuar që të rritet një brez covid”- tha Albana Vokshi, duke u mbështetur nga vete mësuesit.

Mësuesit ngritën edhe problemin e orëve shtesë të papaguara, duke e cilësuar sjelljen e qeverisë si keqtrajtim ndaj tyre.

“Pavarësisht braktisjes nga qeveria, dua t’ju falenderoj që nuk hiqni dorë, duke ju garantuar se me PD në qeveri, mësuesi, pedagogu do të jetë në qendër të vëmendjes, që arsimimi cilësor të jetë prioriteti ynë. Nëse një qeveri nuk investon në arsim, është një shoqëri e prapambetur. Prandaj ne do të investojmë në arsim, edhe si investimi më i madh që i kthehet ekonomisë dhe shoqërisë.”- thelsoi Albana Vokshi, duke ftuar mësuesit të bashkohen me PD në zgjedhjet e 25 Prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb