TIRANË

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se bashkëpunimi i fortë me SHBA dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm. Znj. Kim theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë policinë shqiptare, ndërsa theksoi rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.

“Pata një takim shumë të mirë mëngjesin e sotëm me drejtorin e policisë. Erdha për ta takuar dhe për t’a uruar atij suksese në detyrën e re. Për ne bashkëpunimi i fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm. Ne do vijojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur.

Folëm gjithashtu edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut. Z.Nano dhe unë jemi mbëhstetës të fortë të prezencës së policisë. Dhe e dimë që punonjësit e policisë së shtetit ndërrmarin rreziqe të mëdha madje edhe duke humbur jetën e tyre për të ruajtur ligjin e rendin. Disktuam rëndësinë se si ligjzbatimi të ruhet nga cdo lloj ndikimi apo influence që vjen nga jashtë.”- u shpreh ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb