TIRANE

Ditën e djeshme një nga gazetarët më të njohura televizive në vend, Eni Vasili u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy binjake.
Lajmi ëmbël u bë i ditur nga “Prive” dhe mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.

Ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë moderatorja e njohur ka postuar një foto mjaft të ëmbël ku shfaqen duart vogëlusheve dhe nënës së tyre.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin. ❤️??

Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: