Këngëtari i famshëm ballkanas, Goran Bregoviç dikur doli kundër luftës në ish-Jugosllavi dhe ‘kasapit’ Milloshevic.

Ai akuzohet se ka nxitur e frymëzuar masakra në kohën e luftës, por Bregoviç nuk rezulton të ketë shkruar ndonjë tekst apo këngë, qoftë edhe një deklaratë të vetën publike, ku nxitet dhunë apo urrejtje mbi kosovarët.

Në një intervistë për “Nedeljniku” të Beogradit në 2016, Bregoviç kujton se i kishte thënë të gazetës së Sarajevës se Millosheviçi dhe lufta i kishin kthyer 100 vite pas dhe për këtë deklaratë e kishin rrahur kriminelë.

  • foto galeri

”Më rrahën kriminelët sepse i thashë gazetës së Sarajevës se do të na çonte Millosheviçi 100 vite pas. Për fat të keq kështu është. Ne kemi humbur shumë kohë në një botë galop dhe kemi qenë nën frena për kaq shumë vite” deklaronte këngëtari.

Gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar zbulon se Bregović u angazhua dhe me një parti reformiste dhe jo etnonacionale.

“Pikërisht para shpërbërjes së Jugosllavisë, Bregović ishte pjesë e partisë jo-etnonacionale liberale Reformiste.”- thote Brezar.

Gazetari boshnjak thekson se “të akuzosh Bregovicin për frymëzim të masakrave në Kosovë është skandaloze.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb