Kurioziteti për të parë se si do të duket me ca vite më shumë mbi supe, nuk i ka munguar as ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërsa ka publikuar foton në facebook si do të duket në moshën e tretë, kjo falë aplikacionit më të fundit FaceApp, ish-ministri ka edhe një mesazh lidhur me procesin gjyqësor në ngarkim të tij, shtyrja e të cilit ditën e sotme e revoltoi këtë të fundit, ndërsa e konsideroi qesharake argumentin e dhënë nga trupi gjykues.

“Duke pritur gjyqin….Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e peofesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kerkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur.  QESHARAAAAAKE!!!!! Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot” shkruan Tahiri në facebok.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb