Ajo ka pasur pasion armët që në vogëli, kur babai i saj e mori për herë të parë për gjueti dhe e mësoi të qëllonte.

E kemi fjalën për Mona Al-Khurais, e cila sot në moshën 36-vjeçare është një qitëse profesioniste.

Ajo jep mësim në poligonin “Top Gun”, në Riad, ku ka pasur kërkesa të shumta nga vajza.

“Shpresoj që eksperiencën time ta ndaj me sa më shumë gra dhe vajza saudite dhe të inkurajoj sa më shumë prej tyre që të hyjnë në një fushë që më parë ishte e rezervuar vetëm për meshkujt”, tha Mona.

Ajo kujton se kur nisi fillimisht punë në poligon, ishin femrat ato që e kritikonin më shumë: “U habita, pasi prisja që meshkujt të ishin më shumë kundërshtues ndaj meje. Por, mora më shumë kritika nga femrat”.

Mona Al-Khurais theksoi se qëllimi i saj i madh është që të marrë pjesë në një Olimpiadë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: