Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Ylber Xhahysës në Peqin, të dhënë sot para gjykatës së Elbasanit. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjocaj më 8 qershor. Para se t’i caktohej masa arrest me burg, Leonard Bashaliu është rrëfyer para togave të zeza se nuk donte që ta vriste bashkëfshatarin e tij, por se ky i fundit e kishte ofenduar vazhdimisht.

Teksa shfaqi pendesë për krimin e rëndë, Bashaliu i ka kërkuar falje familjes së viktimës.
“BalkanWeb” ka siguruar të plotë dëshminë e autorit.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”, -mësohet të jetë shprehur autori i vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb