Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD dhe njëherazi dhe deputeti Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, e cilësoi si të padrejtë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar. Ai tha se gjërat ndryshojnë dhe me SHBA, një herë mund të jesh armik e një herë tjetër mik tepër i afërt.

Sipas tij, ka pasur dhe një tentativë tjetër për të përjashtuar Berishën nga klasa politike, e kjo ka qenë në vitin 1997, por pas kësaj, Berisha sipas Palokës u bë dy herë kryeministër i vendit.

Ai shtoi më tej, se lideri aktual i PD, Lulzim Basha nuk kishte pse të ndryshonte qëndrim e mendim për Berishën, por t’i qëndronte deklaratave të thëna ditën kur lajmëroi përjashtimin e tij nga grupi.

Dy shtylla kishte nga zoti Basha e para ka të bëjë sepse ishte zënë ngushtë nga SHBA. Çdo të thotë marrëdhënie me SHBA dhe sa e rëndësishme është kjo?

Paloka: Këtë termin anti-amerikan e ka thënë kundërshtarët tanë. Unë që u çova në dhjetor për të përmbysur komunizmin jam anti-amerikan? Këtë akuzë fillojnë dhe e bëjnë njerëzit tanë se kush e mbështet Berishën qenka anti-amerikan. Amerika dihet që në radhë të parë dihet se kush është. Ajo nuk është koncept gjeografik. Amerika për ne mbetet vendi i demokracisë, vendi i parimeve të lirisë dhe drejtësisë. Në politikën amerikane ne ishim naiv para 30 viteve, por tani kemi përvojë. Me Amerikën sot je armik, e më pas bëhesh miku më i afërt. Ka shumë shembuj. Amerika ka treguar se lufton për interesat e saj dhe në kohë të ndryshme kanë ndryshuar mendime. Pas 97-ën Berishën kanë dashur ta fshinin fare nga politika, por ai u bë 2 herë kryeministër.

Kur DASH shpalli non grata Dakon dhe Doshin ju i mbështetët, por në këtë rast?

Paloka: Nëse flasim me këto personazhe dhe i krahasojmë me Berishën këtu mbyllet diskutimi. Dakon e njeh i gjithë Durrësi dhe e gjithë Shqipëria. Nuk është e drejtë kjo që është ndërmarrë. Nuk mund të thuash që Berisha është i korruptuar dhe ndërkohë shkon te Ahmetaj dhe i thua vijo luftën ndaj korrupsionit. A është e drejtë kjo? Për ne Amerika është ajo e parimeve.

A ka gisht Edi Rama në vendosjen e personave që shpallen non grata?

Paloka: Nuk e dimë këtë. Berisha ka informacione. Këtë nuk e kam diskutuar me Bashën. Ajo që ka rëndësi me Bashën që nuk e dija është se ramë dakord me Bashën dhe më tha që ke të drejt ti. Basha kërkoi prova. Kërkoi të ketë prova që Berisha është fajtor dhe do të merrte vendimet e tija. Një vendim i tij do të ishte i pranueshëm, por ai e shkeli këtë deklarim. Unë kam mbajtur një qëndrim jo fort agresiv me zotin Basha. Sa i përket marrëdhënieve personale, në politikë, i kam pasur më të afërta me zotin Basha se sa me Berishën. Me Bashën kam qenë dy herë nënkryetar, sot jam kryetar i Këshillit Kombëtar, e madje marrëdhëniet personale i kam pasur më të afërta. Por jam në këtë pozicion se demokratët duan zgjidhje, e nuk mund të rrinë në një regjim që i shtyp përditë. E kam thënë edhe herë tjetër që Berisha do të ishte kryeministër të mirë Evropian, por më parë duhet të mposhtë një kryeministër bandit si Rama, por duket që Basha këtë se bën dot. Një porosi unë ia dhashë. Atë ditë, pasi u bë kjo dhe i thashë që ke bërë gabimin më të madh, për te qëndrimi i thash mbaj këtë qëndrim që ke mbajtur në deklaratë për Berishën. Ai akuzon Berishën që ka ndërruar qëndrim, po ky vetë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: