Në Kombëtaren kuqezi kanë luajtur shumë futbollistë të cilët falë paraqitjeve të tyre kanë ngritur lart edhe futbollin tonë në arenën kombëtare. Lojtari i cili është stampuar në memorien e shqiptarëve si lojtari që i shënonte në ndeshje të mëdha është padyshim Altin Rraklli.

Mesfushori me tipare sulmuese, apo “asi” i viteve 90’-00’ rrëfeu në emisionin “EUROMANIA” në News 24, drejtuar nga moderatoja Enxhi Biba, emocionet në golin brilant ndaj Gjermanisë.

Gjithashtu ai foli edhe për karrierën, duke thënë se kur ishte në Shqipëri drejtonte ekipin e femrave dhe donte të drejtonte një ekip meshkujsh, por mundësia për këtë nuk iu dha në Shqipëri.

Duke folur për trajnerin aktual të Gjermanisë, Rraklli tha se nuk duhet të vazhdonte më Lëvi në krye të kësaj kombëtare, ndërkohë që u shpreh i bindur se Gjermania nuk humbet ndaj Portugalisë.

Goli kundër Gjermanisë: U bw kohë e gjatw me thënë të drejtën. Mema pothuajse i mori meritat se në aeroport me mua i thanë Rraklli, Rraklli, Memës. Përtej shakasë ai gol ishte i bukur ishte kënaqësi më vete, Por ne nuk e  fituam ndeshjen dhe vlera i humb golit kur nuk merr dot rezultat pozitiv.

Gjermania ishte e fortw u bë kampione Europe atë vit, kishte emra të fortë atë vit si Mateus. Ne u grumbullonim dy ditë para ndeshjes. Njëri vinte nga hëna tjetri nga marsi. Mbaj mend që nga këto ekipet si Shqipëria, Maqedonia. Gjermania nuk u pa për një kohë shumë të gjatë. E rëndësishme ishte që ne në atë ndeshje nuk u paraqitëm keq.

Ndikimi te Frajburgu: Më shumë për keq me thënë të drejtën, se kur u ktheva te Frajburgu më panë me inat sepse janë nacionalistë. Më dha shumë ndër dhe moral si gol, por nuk është se luajti ndonjë rol të madh. Ndeshjet harrohen shpesh. I gjithë brezi jonë kemi luajtur futbollist fantastik.

Karriera si trajner: Deri para 3 vjetëve kam qenë në Shqipëria tu pi kafe e Bërryli, kam qenë trajner i Kombëtares së femrave. Jam kthyer në Gjermani bashkë me familjen, kam dy djem shpresoj të bëhen futbollistë. Kjo ishte arsyeja pse u transferova.

Sido që të jetë puna ne Shqipërinë nuk e harrojmë është vendi jonë, edhe pse nuk u sollën mirë me mua e dua Shqipërinë. Për sa i përket profesionit, kam marrë licencën për trajner në futbolli dhe nuk po arrij të çaj për momentin në Gjermani. Konkurrencë e madhe këtu nuk ja arrin dot.

Gjermania: Gjermania nuk e ka humbur identitetin e vet, mbas kampionatit Botëror të fundit kishin shterur idetë e trajneri Lëv dhe duhej ndërprerë marrëdhënia me të. Lëv ka dhënë për Gjermaninë, por nuk është momentalisht për atë kombëtare. Largon Humels dhe Myler dhe i merr tani për Kampionatin Europian, janë gjëra kontradiktore.

Ka djem të rinj Gjermania që duheshin promovuar dhe ata do të ishin baza e ekipit. Sot nuk do humbasë Gjermania. Kryesoja e tyre është mesfusha, Kros dhe Gyndoan ndeshjen e parë nuk kanë ekzistuar fare. Kros luan me shumë i tërhequr ndërsa Gyndoan merr pjesë në aksione. Ndaj Francës, lanë shumë hapësira mbrapa. Rriskuan shumë. Ronaldo nuk është si Mbape e si Grizman.

Eliminimi i Gjermanisë: Nuk humbet sot, ka shumë mundësi të kualifikohen të treja në qofte se nuk ka surpriza. Nuk e di si është realizuar ky grup ku 3 skuadrat me të forta të bien në një grup.

Opinioni:  Gjermania vetëm një rast që pati ishte me Gnabrin. I gjithë suksesi i Gjermanisë është mesfusha, në atë ndeshje erdhi shumë pak nga mesfusha. Myler nuk e kisha fut në lojë, kisha rrezikuar me Sanen më mirë se është më i shpejtë. Gjermania nuk është Bajerni. Franca bëri lojë të papritur me Gjermaninë. Të kesh dy sulmuesit më të mirë në botë normal që do të luash më kundërsulme.

Favorite: Favorite fikse nuk kam. Franca deri tani dukej më e kompletuara, por duke parë ndeshjen e sotme treguan mendjemadhësi në fushë. Si erdhi loja dhe do të humbnin. Nga ana komplekse favorit numër një mbetet Franca, megjithatë ka disa skuadra që po tregojnë nivel të mirë si Italia, Belgjika, Anglia, Holanda po vjen në lojën e vet sepse ka vite që e ka humbur shkëlqimin. Para 90’ kam qenë tifoz i Holandës dhe akoma më rreh zemra për ta, por jam me Gjermaninë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb