Fjolla Morina, përvecse e njohur për projektet muzikore, tërhoqi disa kohë më parë të gjithë vëmendjen e ndjekësve pasi u kap me armë në makinë e shoqëruar me biznesmenin e njohur Fisnik Syla, i cili qëndroi qëndroi edhe disa ditë në paraburgim.

Më pas ajo bëri edhe publike lidhjen me Sylen, i cili u nda nga gruaja dhe lidhi kurorë me këngëtaren.

Por martesa e tyre nuk zgjati shumë. Ai është shprehur së fundi se nuk ruajnë më kontakte me njëri-tjetrin dhe se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i saj.

“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”- tha ai.

Fisniku ështv pyetur nëse është penduar për marrëdhënien e tij me Fjollën. Ai u përgjigj se po, në fakt është bërë pishman, sidomos që la gruan për të.

Nga ana tjetër dhe Fjolla ka treguar se tani që është ‘single’ dhe ndihet më e lumtur, ndërsa thumboi sërish ish-bashkëshortin e saj, duke “këshilluar” të gjithë të mos mërziten nëse ndahen nga një tradhtar.

Para disa kohësh, në “skenë” doli edhe ish gruaja e Fisnikut, e cila nxirrte mllef kundrejt Fjolles e thoshte: “Marrshin nga jeta atë që meritojnë”, teksa shtonte: “Më shkatërroi familjen!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb