Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, i ka shprehur publikisht dashurinë biznesmenit Fisnik Syla, përmes një mesazhi në ‘Instagram’, ku shkruante se “Thonë që “ Në dashuri fiton kush ikën”. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua?”.

Por portali nzoom.bizz ka zbuluar se biznesmeni ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Madje ish-gruaja e tij mban ende foto të Fisnik Sylës dhe fëmijëve në rrjetet sociale.

Sipas nzoom.bizz, disa prej imazheve janë të muajit gusht, periudhë kur thuhet se Fjolla Morina nisi lidhjen me biznesmenin.

Gjithashtu raporton se bashkëshortja e tij pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”- tha mes tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb