Policia Rrugore forcon kontrollet gjatë fundjavës, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Mësohet se në segmentin Sauk-Mullet në Tiranë, prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, pas kontrollit me radar janë konstatuar disa drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, ku janë pezulluar 4 leje drejtimi për shpejtësi, 138 km/h deri në 155 km/h.

“Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.
Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja.
Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë.”, thuhet në mesazhin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: