TIRANE- Policia Rrugore ka ndaluar sot në Qafë-Kashar në autostradën Tiranë-Durrës një automjet që udhëtonte me një shpejtësi 212 km/orë.

Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut policia jep mesazhin e qartë se të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të shkelin rregullat e qarkullimit do të ndëshkohen. Mes të tjerash bën me dije se mjeti tip ‘Benz 320’ drejtohej nga 24-vjeçari me inicialet H.N., nga Tirana.

NJOFTIMI I POLICISË
Në autostradën Tiranë-Durrës në Qafë -Kashar
Policia Rrugore e Tiranës, vijon në mënyrë të pandërprerë punë me Radar, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, e sidomos ata që qarkullojnë deri në tre herë më shumë nga limiti i lejuar.
Para pak minutash Radari ka regjistruar një automjet që qarkullojnë me shpejtësi gati fluturuese e jo për të qarkulluar në rrugë.
Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Pavarësisht se 24 vjeçari H.N, nga Tirana drejtonte një automjet Benz 320, kjo sdo të thotë se makina luksoze duhet të fluturojë, e të rrezikojë përdoruesit e rrugës.
Qarkulloni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, që të gjithë së bashku, policë rrugorë, drejtues mjetesh e këmbësorë të kontribuojmë që të rritet siguria e jetës në rrugë.
28468074_2121581088128251_7733232028294836469_n

28576451_2121581024794924_2836468347006447670_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: