Policia ka shtuar kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës Tiranë. Gjatë kontrolleve, janë evidentuar dhjetëra shoferë që nuk kane respektuar sinjalisitkat rrugore.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, janë pezulluar gjithsej 7 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 2 gjoba maksimale me vlerë 400 mijë lekë.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende i lartë.
Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 16 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.
Monitorimi ka vijuar dhe në rrugët e brendshme të qytetit me drager , ku si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l.
Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .

Si dhe janë vendosur 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë , alkooltestues , dronë, kamera e aparatë fotografik .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb