Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Një kamion me targa të Kosovës ka përplasur një automjet me të cilin udhëtonin tre persona. Mësohet se të dy makinat po lëviznin në të njëjtin drejtim, për në fshatin Skuraj, dhe në një moment kamioni ka goditur nga pas autoveturën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një prej personave që udhëtonin në makinë. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së kamionit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: