DURRES- Një 19-vjeçar nga Tirana që udhëtonte me shpejtësi mbi normat e lejuara në mbikalimin e Shkozetit, ka dashur t’i shpëtojë gjobitjes duke i ofruar rryshfet punonjësit të qarkullimit, por e ka pësuar edhe më keq. Policia e Durrësit e ka arrestuar H.S, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi: “tek Mbikalimi i Shkozetit është ndaluar nga Punonjësi i Qarkullimit Rrugor pasi drejtonte automjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë, 70 km/ orë mbi normën e lejuar. Me qëllim për t’iu shmangur masës administrative për shkeljen e konstatuar, i riu ka tentuar t’i ofrojë shumën prej 2 000 lekë punonjësit të policisë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb